Karrocë 3 në 1 Dinamico SMART

Sistemi ideal për të udhëtuar kudo! Karroca Dinamico Smart C844 vjen set me tre pjesë. Është sportive dhe e kompletuar me të gjithë aksesorët që i duhen një karroce, praktike dhe ideale për përdorim për moshën 0-36 muaj.

Marka: CAM
40,000Lekë68,000Lekë
Ulje41%
1

Përshkrimi

 

Karroca Dinamico Smart C844 vjen set me tre pjesë, e kompletuar me aksesorët që i duhen një karroce.

Sistem udhëtimi perfekt për të udhëtuar kudo!

Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor është një karrocë sportive që ju ofron rehati dhe siguri maksimale. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë.

Seti përfshin:

  • portbebenë
  • segiolinon
  • dhe karrocën shëtitore

Pjesë e setit është edhe canta për të mbajtur sendet e bebit

  • E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-36 muajsh.

1) Portbebe përdoret nga 0-6 muaj;

E përshtatshme për transport në makinë;

Shumë e gjerë dhe e thellë për të garantuar komfortin maksimal për bebin tuaj;

Mekanizmi i mbështetëses është i rregullueshëm në 3 pozicione;

Mbështetëse e butë në formë dysheku;

Dizajn sportiv;

Përparësja shoqërohet me një pjesë të lëvizshme për mbrojtje nga era;

Sistem i ri hapjeje dhe mbylljeje për ajrosje;

Bazë lëkundëse;

Për moshat 0-12 muaj këshillohet që ndenjësja të vendoset me fytyrë nga prindi, për moshat; 12-36 muaj të vendoset me fytyrë nga rruga;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Dorezë bartëse me copë lëkure dhe mbyllje magnetike;

Dimensionet e portbebesë: 35 x 79 x 23 cm;

Dimensionet e karrocës me portbebe: 57 x 90.5 x 116.5 cm;

Pesha e portbebesë: 4.9 kg;

Pesha e karrocës me portbebe: 12.4 kg;

2) Segiolino përdoret nga 0-13 kg;

Me mbrojtje nga goditjet anësore;

Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;

Strehë me shumë pozicione;

Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;

Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;

Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;

Pesha e segiolinos: 3.7 kg;

3) Karroca shëtitore përdoret nga 6-36 muaj;

Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern dhe minimalist (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të);

Dorezë e vetme, e rregullueshme për lartësinë, prej lëkure të butë;

Rrotat e pasme janë të mëdha dhe me kushineta të dyfishta, rrotat para janë të kthyeshme, të pajisura me sistem kundër ndjeshmërisë së goditjeve;

Mbështetëse për 4 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë;

Rrip sigurie me 5 pika;

Shporta është e madhe, peshon pak dhe është kompakte;

E siguron fëmijën me 5 rripa gjatë kohës që e mbani në karrocë dhe ka vend për të vendosur këmbët;

Paloset lehtësisht me vetëm një dorë;

Mund të qëndrojë në këmbë kur paloset;

Shiriti i sigurimit është i lëvizshëm, mund të hiqet;

Dimensionet e karrocës shëtitore: 57 x 87.5 x 100 cm;

Pesha e karrocës shëtitore: 10.3 kg;

4) Skeleti i karrocës

Trupi i karrocës është alumini, paloset lehtësisht si libër dhe i palosur mund të mbahet me një dorë të vetme;

Transportohet lehtësisht në bagazh të makinës;

Në pjesën e poshtme ka një kosh në material cope për të mbajtur sendet;

Cdo veshje prej cope mund të lahet në 30°C;

Skeleti i mbyllur është 57 x 29 x 87 cm;

Pesha është 7.5 kg;

5) Aksesorët e përfshirë:

Streha e sipërme e karrocës shëtitore;

Përparësja për mbulimin e trupit;

Mbulesa shumë-përdorimshe e shiut;

Streha e segiolinos;

Canta dhe shtroje brenda saj për ndërrimin e pelenës.

Specifikimet

Kodi 391102
Marka CAM
Prodhuar në Itali
Ngjyra E zezë me lule

Produkte të ngjashme

whatsapp