APTAMIL COMFORT 1 (0-6 MUAJSH) 400Gr
Formulë me përbërje unike që trajton kolikat infantile, konstipacionin si edhe regurgitimin e lehtë nëpërmjet ushqimit. Shkak I ketyre crregullimeve mendohet të jenë: sistemi intenstinal delikat dhe funksionet tretëse të pamaturuara.
Përshkrimi
Kolikat prekin deri në 20% të bebeve, kapsllëku prek deri 15% të bebeve. Përbërja:100% proteina hirre të hidrolizuara pjesërisht për të lehtësuar tretjen dhe zbutur jashtëqitjen: Laktozë e reduktuar ( deri 50% më pak në krahasim me formulën standarte) për të reduktuar shqetësimet abdominale; ß-palmitat për të përmirësuar përthithjen e yndyrës dhe kalciumit, pakësuar precipitimin e kalciumit që shkakton konstipacion dhe për të zbutur jashtëqitjen; Përzierje patentë prebiotikësh scGOS/lcFOS (raport 9:1) që përmirëson karakteristikat e jashtëqitjes. Niseshte që mpiks formulën për të parandaluar marrjen e tepërt të ajrit; LCPUFAs (omega-3 and omega-6) në sasinë dhe raportin e duhur për të mbështetur zhvillimin e trurit dhe syve; Antioksidantë, për të mbrojtur trupin e foshnjës nga dëmtimi i qelizave prej radikaleve të lira; Vitamina dhe minerale esenciale si hekuri, kalciumi, fosfori etj. për të plotësuar të gjitha nevojat nutricionale të foshnjës. Nukleotide që janëblloqe ndërtuese të DNA dhe që gjenden në qumështin e gjirit. Paketimi 400gr *Shenim i rendesishem Qumeshti i gjirit esht ushqimi ideal per rritjen e shendetshme dhe zhvillimin e foshnjave e te femijeve. Ai mbron nga diarreja dhe semundjet e tjera *Kujdes: Perpara se te vendosesh te plotesosh ose zevendesosh qumeshtin e gjirit me kete produkt, keshillohuni me mjekun ose personin qe ofron kujdes shendetesor per nenen dhe femijen.
Specifikimet
Kodi | 634025 |
---|---|
Marka | Aptamil |
Mosha | deri në 6 muaj |
Pesha neto | 400 gr |