MILUPA KREM ME ORIZ DHE QUMESHT 250GR

Pureja e orizit është ushqimi i parë, i përshtatshëm për fëmijët, pasi orizi përmban vlera të larta ushqyese dhe veti më pak alergjike se drithërat e tjera.

Marka: Milupa
590Lekë
1

Përshkrimi

Milupa mbështet zhvillimin e fëmijës suaj - hap pas hapi për më shumë se 90 vjet.

Drithërat Milupa përmbajnë pikërisht atë për të cilën ka nevojë barku i tyre i vockël:

  • drithëra me cilësi të lartë nga fusha të kontrolluara
  • vitamina dhe minerale - hekur, kalcium dhe vitaminë D
  • pa ngjyrues dhe konservantë.

Një bebe e shëndetshme është një bebe e lumtur, prandaj Milupa ofron një larmi të drithërave të balancuara për bebe dhe foshnja , të cilat janë krijuar posaçërisht për të siguruar që vogëlushi/ja juaj të marrë lëndët ushqyese të nevojshme për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm në çdo fazë.

Gradualisht krahas qumështit, dieta ushqimore e të porsalindurve pasurohet me ushqime të ngurta. Pasi muajit të katërt nisin t’u prezantohen ushqimet e para. Pureja e orizit është ushqimi i parë, i përshtatshëm për fëmijët, pasi orizi përmban vlera të larta ushqyese dhe veti më pak alergjike se drithërat e tjera. Ky formulim përmban qumësht të shtuar. Pa gluten, pa vezë, grurë apo agrume.

Përmban: Drithëra (miell Orizi), Pluhur qumështi i skremuar, Pluhur hirre i demineralizuar (nga qumështi), Vajra vegjetalë (vaj palme, vaj sinapi, vaj kokosi, vaj luledielli, i pasur në acid oleik, emulsifikues (Lecitinë soje) Minerale (karbonat kalciumi, pirofosfat hekuri, jodid kaliumi), Vitamina (maltodextrin i patates, acidi L-Askorbik, DL-alfa tocopheryl acetate, Retinil acetat, Cholecalciferol, D-Biotin, Mononitrat Thiamin, Hidroklorid piridoksine). Aromë natyrale (vanilje)

MILUPA KREM ME ORIZ DHE QUMESHT 250GR: 5900852009211

Specifikimet

Kodi 657042
Marka Milupa
Mosha 4+ muaj
Pesha neto 250 gr

Produkte të ngjashme

whatsapp