Krevat per Femije Ciak White nga Pali
Krevat per Femije Ciak White nga Pali me anet e luajtshme ne dru ah.
Përshkrimi
I bardhë apo ngjyrë druri? Me sirtarë apo pa sirtarë?
Krevati për fëmijë Pali Ciak prej druri 100% ahu, ofron 2 nivele të bazamentit të dyshekut dhe një krah të lëvizshëm që ulet për ta vendosur bebin më lehtë.
Niveli i parë i vendosje së dyshekur sugjerohet më së shumti 6 muajt e parë të jetës. Pra, pozita e sipërme lejon qasje më të lehtë nga nëna gjatë muajve të parë të jetës së fëmijës, ndersa lartësia më e ulët eshte ideale për fëmijën më të rritur. Kujdes, nuk sugjerohet të përdorni dyshek më të lartë se 12 cm në këtë krevat për sigurinë e të voglit tuaj.
Gjithashtu niveli i sipërm i vendosjes së dyshekut është i pasigurt pas muajit të 6, ndaj ndiqni udhëzimet dhe vendoseni bebin në thellësi.
Krevati ka cepa të rrumbullakosur dhe për lyerjen e tij janë përdorur bojëra jo toksike.
Ka 4 rrota të lëvizhme, 2 prej të cilave janë të pajisura me frena, të përbëra me gome (ne rekomandojme vendosjen e rrotave me frena në anën e hapjes së sirtarit.
Vetëm krevati, cilado ngjyrë ofrohet për 24.000 Lekë modeli me sirtarë.
Modeli pa sirtarë, secila ngjyrë, kushton 22.000 Lekë.
Sirtar i përshtatshëm, i përdorshëm në të dyja anët.
Specifikimet
Kodi | 663805 |
---|---|
Marka | CAM |
Mosha | deri në 4 vjeç |
Krevat | Me sirtarë |