Mirë se vini në faqen web të
pernenat.shop!
Këto Kushte Shërbimi përcaktojnë shërbimet që ne ofrojmë dhe përdorimin e faqes web. Duke përdorur faqen web të pernenat.shop ju nënkuptoni që keni lexuar, kuptuar dhe keni rënë dakord me këto Kushte Shërbimi. Ju bini dakord që në këto Kushte Shërbimi të përfshihet edhe Politika e Privatësisë së pernenat.shop të cilën mund ta gjeni në faqen tonë. Disa pjesë të faqes web nuk janë të disponueshme për ju nësë nuk regjistroheni. Nëse ju nuk bini dakord me Kushtet e Shërbimit dhe me Politiken e Privatësisë, nuk mund të përdoni faqen web ose shërbimet tona në asnjë mënyrë.
PROCEDURA E KRYERJES SË BLERJES ONLINE
Për të kryer blerje online, Klienti
duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të
vepruar.
Regjistrimi i te dhenave te dergeses,
ne procesin e blerjes është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron
të kryejë një blerje në këtë faqe.
Gjatë ketij procesi, Klienti duhet të
japë emrin, mbiemrin, adresën e E-mail, numrin e telefon si dhe fjalëkalimin e
tij.
Klienti detyrohet të japë të dhëna të
vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Por nderkohe
klientin mund te krijoje edhe nje llogari dhe cdo e dhene te jete e vertete.
Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Klienti dhe të mos
zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij
personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi,
Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe
fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e
pagesave.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet
procedurës së përshkruar në faqen e web dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar
të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e
tij.
pernenat.shop nuk do të mbajë asnjë
përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një
person tjetër i cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit
me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.
Verifikimi i të dhënave të Klientit
dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të
shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e
internetit të pernenat.shop dhe PERNENAT.SHOP nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi
nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e
pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka
përkatëse konfirmon pagesën.
Krijuar me 14 janar 2021