pernenat.shop ju ofron mundësi kthimi të produktit deri në
48 orë pas dorëzimit të porosisë.
Produktet të cilat dëshironi t’i ktheni duhet t’i vendosni në
paketimin origjinal, të padëmtuar, me ambalazhet, elementët shoqërues si udhëzimet,
aksesorë të ndryshëm dhe faturën e blerjes.
Si kryhet kthimi i
produktit?
Si fillim, lutemi të na kontaktoni për problemet që keni
hasur në lidhje me porosinë apo produktet përkatëse nëpërmjet një telefonate,
mesazheve në telefon dhe What’s App (0694530940), apo email: [email protected].
Ndërkohë saktësoni (duke i shkruar më mire) të dhënat e
produktit që dëshironi të ktheni, arsyen përkatëse.
Të gjitha këto duhet t’i përmendni në faturën e blerjes dhe
pas kësaj mund të bëni dërgimin e produktit, të cilin mund ta sillni vetë
fizikisht pranë zyrës tonë, ose mund ta dërgoni me postë tek adresa jonë.
Adresa jonë: Tiranë, Shqipëri, Rruga “Nikolla Tupe, Ndërtesa
12, Hyrja 3.
Nëse dëshironi ne mund t’ju dërgojmë postën që të vijë ta marrë
produktin në fjalë tek ju, por në këtë rast juve do t’ju nevojitet të paguani
kostot e dërgimit.
Në Tiranë kjo kosto është 200 Lekë, në qytetet e tjera të
Shqipërisë kosto është 300 Lekë dhe në Kosovë kosto është 900 Lekë.
Verifikimi i produktit
të kthyer prapa.
Kur produkti mbërrin në zyrat tona në Tiranë, bëhet
verifikimi i tij brenda 24 orëve. Nëse produkti përmbush kushtet e kthimit, ne
ju kontaktojmë nëpërmjet emailit ose telefonit për rimbursimin e vlerës së
produktit.
Në qoftë se produkti i kthyer është përdorur, larë, dëmtuar apo vepruar mbi apo
me të, pernenat.shop nuk do të pranojë kthimin e tij, dhe kështu produkti do
dërgohet sërish tek ju dhe nuk mund të realizojmë rimbursimin e shumës.
Disa nga produktet nuk mund të kthehen si produktet kozmetike, të kujdesit personal, veshjet intime, produkte të personalizuara e që mund të kopjohen, nëse u është hapur ambalazhi, janë provuar, prishur ose përdorur.
Pajisjet elektrike dhe elektronike si sterilizues, mikser, pompa të gjirit,
ngrohës të biberonave, aerosol duhet të hapen dhe instalohen vetëm nga persona
të fushës, teknikë. Në qoftë se hapja dhe instalimi bëhet nga ana juaj, pa kujdesin
profesional, produkti mund të ngelet jashtë garancisë. Në rastin kur
profesionisti, tekniku gjen një gabim ose defekt gjatë instalimit të produktit
duhet mbajtur një procesverbal ku specifikohet hollësisht problemi dhe defekti.
Më pas ky procesverbal duhet të dërgohet bashkë me faturën dhe produktin.
Kushtet e kthimit të produktit
Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
Paketimi dhe amballazhi i produktit duhet të
jetë i rregullt dhe me të gjithë aksesorët e tij.
Produktet me pulla sigurie në paketim duhet ta
kenë të padëmtuar pullën e sigurisë.
Nuk duhet të jetë i hapur.
Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij.
Në të gjitha rastet, është përgjegjësia e blerësit t’i kthejë mallrat tek pernenat.shop.
Sic është shpjeguar më sipër, nëse kthimi bëhet me postë ose korrier tarifa e kthimit do të paguhet nga ju.