pernenat.shop është e përkushtuar të respektojë dhe ruajë privatësinë e përdoruesve të saj. Kjo Politikë e Privatësisë, që është pjesë e përgjithshme e Kushteve të Shërbimit, mbulon informacionin personal të mbledhur për përdoruesit tanë, që përfshijnë përdorues të shërbimeve te pernenat.shop (siç janë përcaktuar në Kushtet e Shërbimit), vizitorë të faqes web (pernenat.shop). Ju lutem, shikojeni me kujdes këtë dokument për të kuptuar më mirë si zbatohen praktikat tona në lidhje me informacionet personale. Duke përdorur shërbimin e pernenat.shop ose faqen e web-it, ju bini dakord me praktikat e të dhënave të përshkruara në këtë dokument. Nëse nuk bini dakort me Politikën e Privatësisë ose me ndonjë nga Kushteve e Shërbimit, ju nuk mund të vazhdoni të përdorni shërbimet e pernenat.shop ose të vizitoni faqen e web-it.
NDRYSHIMET NË POLITIKAT E PRIVATËSISË
Vazhdimisht ne mund të ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë. Nëse bëjmë përditësime ose ndryshime, të gjitha modifikimet do të postohen në faqe dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë. Duke përdorur shërbimet e pernenat.shop ose faqen web, pasi ndryshimet janë postuar, ju bini dakord me to.
CILAT TË DHËNA PERSONALE MBLEDHIM?
Ne mbledhim të dhënat personale të të gjithë përdoruesve të pernenat.shop (duke përfshirë dhe vizitorët në faqen web), që mund të përfshijnë emër, numër telefoni, adresë banimi, ditëlindjen, adresën e email-it dhe informacione që lidhen me pagesën. Ne mund t’ju kërkojmë që të jepni informacione personale për të bashkëvepruar ose për t’u regjistruar në faqen web. Ne kërkojmë nga ju që të regjistroheni në mënyrë që të përdorni shërbimet e pernenat.shop.
Theksojmë
se pernenat.shop nuk ruan asnjë të dhënë të tipit Karte Krediti ose llogarie
PayPal-i. Përdoruesit duhet t’i fusin këto të dhëna sa herë që bëjnë porosi
online dhe duan të paguajnë me Kartë Krediti ose PayPal. Për pagesat me Cash,
ose Transferte Bankare nuk është e nevojshme të futet asnjë informacion
financiar (Kartë Krediti, PayPal, etj).
PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE QË MBLEDHIM
Ne
e përdorim informacionin personal që mbledhim për t’ju siguruar informacione,
produkte dhe shërbime që kërkoni dhe që ne besojmë se mund të jenë me interes
për ju. Ne e përdorim informacionin personal që mbledhim për të regjistruar
përdoruesit, për të komunikuar me ju, për t’ju ofruar ju shërbime, oferta dhe
përditësime të tjera. Vetëm stafi i autorizuar i pernenat.shop mund të aksesojë
informacionin personal të përdoruesve vetëm në rastet ku nevojitet aksesi për
të kryer shërbimet me klientin.
Të dhënat personale ruhen në Cloud Servers të pajisur me standartet më të larta të sigurisë. Gjithashtu komunikimi në faqen web encriptohet nga një çertifikatë SSL, që mbron të dhënat tuaja në rast se ju dërgoni informacione personale dhe kryeni pagesa me Kartë Krediti ose PayPal.
COOKIES
DHE JAVASCRIPT
Faqja
jonë përdor Cookies dhe JavaScript. Nëse Cookies dhe JavaScript nuk janë të
aktizuara në web browser-in tuaj, faqja jonë web nuk do te punojë plotësisht.
Prandaj, ju lutemi që Cookies dhe JavaScript të jetë gjithmonë të aktivizuara.
Ne nuk do të ndajmë asnjë informacion personal të marrë nga cookies me palët e
treta per asnje arsye, përfshirë marketingun, reklamimin, etj, por mund ti
përdorim këto të dhëna për të personalizuar eksperiencën tuaj në faqen tonë.
Faqja jonë është e integruar me sherbime nga palë të treta si Google Analytics
për të ofruar një eksperiencë më të mirë. Këto shërbime mund të përdorin
Cookies. Ne nuk mbajmë pergjegjesi për politikat e tyre të privatësisë dhe do
ju luteshim qe ti lexonin tek faqet e tyre respektive për çdo paqartësi që të
mund të keni.
KOMUNIKIM NEPERMJET EMAIL
Ne mund të komunikojme me ju në lidhje me tema që ne besojmë se mund t’ju interesojnë, nëpërmjet newsletters, njoftimeve dhe email-eve në lidhje me zbritje ose oferta të mundshme. Herë pas here mund t’ju dërgojmë email-e automatike që lidhen me shërbimin, të tilla si email mirëseardhjeje kur regjistroheni për herë të parë në faqen web. Nëse na jepni informacion personal kur komunikoni me ne (në person, me telefon ose email), ky informacion do të ndahet me një përfaqësues të kujdesit ndaj klientit, punonjës ose ekspertë që do merret me dhënien e përgjigjes apo zgjidhjen e problemit tuaj. Ky informacion do të përdoret vetëm për qëllimet e sipërpërmendura.
SHPERNDARJA E TE DHENAVE PERSONALE
PALËT E TRETA
Ne mund t’u ofrojmë kontraktorëve akses në të dhënat tuaja personale në kuadër të ndihmës për të menaxhuar biznesin tonë dhe për të ofruar produktet ose shërbime për ju. Qasja në të dhënat tuaja personale nga këta kontraktorë është e kufizuar në informacionin e arsyeshëm e të nevojshëm për kontraktorin për të kryer funksionin e tij të kufizuar. Ne kërkojmë që kontraktorët tanë të mbajnë informatat personale që u ofrohen konfidenciale dhe të jenë konform kushteve të kësaj Politike të Privatësisë.
KLAUZOLA LIGJORE
Ne
mund të zbulojmë informacione personale në përputhje me një kërkesë nga zbatues
të ligjit ose në bazë të një proçesi ligjor ose rregullator, ose nëse kërkohet
me ligj, ose sipas gjykimit tonë, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë ose
interesat tona, duke përfshirë zbatimin e kësaj Politike ose Kushtet e
Shërbimit tonë. Në rast se ne jemi të detyruar ligjërisht të zbulojmë
informacionin tuaj personal tek një palë e tretë, do të bëjmë përpjekje të
arsyeshme për t’ju njoftuar, përveç rasteve kur kjo gjë do të shkelte ligjin
apo urdhrin e gjykatës. Në diskrecionin tonë, ne gjithashtu mund të zbulojmë
informacionin e mbledhur tek një palë e tretë kur besojmë se është e arsyeshme
dhe e nevojshme për të hetuar ose parandaluar dëmtimin, mashtrimin, abuzimin
ose sjelljen e paligjshme.
MUNDESITE
TUAJA TE PRIVATESISE
PËRDITËSIMET E INFORMACIONIT TUAJ
Me
kërkesen tuaj, ne do përpiqemi të përditësojmë, ndryshojmë ose fshijmë
informacionin personal që pernenat.shop ka për ju. Për të përforcuar kushtet e
kësaj Politike Privatësie, për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose për të siguruar
informacion në përputhje me ligjet e rregulloret në fuqi, mund të na duhet të
ruajmë informacionet tuaja.
MOSMARRJA E NJOFTIMEVE
Përdoruesit
që nuk dëshirojnë të marrin përditësime, njoftime ose oferta e promocione mund
të zgjedhin mosmarrjen e këtyre komunikimeve. Për këtë, mund të na kontaktoni
në mënyrë të drejtpërdrejtë ose mund të çregjistroheni nga lista jonë e
email-eve.
SIGURIA
Ne
marrim masa për të ruajtuar informacionin e mbledhur nga përdoruesit tanë,
nëpërmjet masave mbrojtëse fizike, teknike dhe administrative. pernenat.shop i
trajnon punonjësit e saj në praktikat e sigurisë dhe të privatësisë. Sidoqoftë,
mbrojtja e informacionit nuk mund të garantohet plotësisht pavarësisht masave,
prandaj duhet të keni kujdes kurdoherë që ofroni informacion personal në
internet, elektronikisht ose ndryshe.
SI
TË NA KONTAKTONI
Nëse
keni pyetje ose komente për Politikat e Privatësisë ose për faqen web, na
kontaktoni me email në: [email protected]
Krijuar
me 14 janar 2020