Proçesi i kryerjes së një porosie është shumë i thjeshtë.
Pasi jeni duke naviguar në faqen “Kryesore”apo në faqe të
tjera ku gjeni të listuar produkte të ndryshme, dhe jeni të interesuar për të bërë
një porosi, ju nevojiten thjesht disa hapa për ta përfunduar atë. Klikimi mbi
cdo produkt ju jep mundësinë të lexoni informacionet rreth tij, por ndërkohë nëse
e keni vendosur, mund ta “Shtoni në Shportën” tuaj të blerjes me anë të butonit
“Shto në Shportë”. Në të njëjtën mënyrë mund të shtoni të gjitha produktet që dëshironi.
Ndërkohë do të shikoni që do të shtohet numri i artikujve të ndryshëm që do të
shfaqet në krye të faqes.
Nëse jeni gati për të bërë porosinë apo parë të gjithë artikujt
në shportë, thjesht klikoni tek ikona e karrocës së blerjes në krye të faqes.
Më pas butoni “Përfundo Blerjen” ju mundëson të hidheni në
hapin e fundit të realizimit të porosisë.
Në të kundërt, butoni “Mbylle” ju mundëson të dilni për
momentin nga “Shporta” juaj.
Nëse zgjodhët “Përfundo Blerjen” tashmë ju duhet të zgjidhni
nëse blerjen do ta kryeni si “Përdorues i regjistruar” nëpërmjet butonit “Kam
Llogari” ose si vizitor i thjeshtë “Vazhdo si Klient i Ri”.
Tashmë jeni në hapin
e fundit, ku ju nevojitet të kontrolloni artikujt, aplikoni ndonjë kupon
(nëse keni ndonjë të tillë), vendosni ose përzgjidhni adresën ku porosia do të
mbërrijë, të dhënat e blerësit dhe të dakordësoheni me termat apo kushtet e
pernenat.shop
Pas kësaj, për gjithcka tjetër ju do të lajmëroheni me email
ose mund të na kontaktoni në [email protected]
ose të na telefononi në 0698314676.